8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Komandanti i KFOR-it i njofton ambasadorët e vendeve kontribuuese me situatën operacionale në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me ambasadorët e vendeve kontribuuese dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë të KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjenerali Ristuccia i falënderoi mysafirët për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për misionin e KFOR-it dhe i njoftoi ata me situatën operacionale në Kosovë.

“Ngjarja është një iniciativë e komandantit të KFOR-it me qëllim të përmirësimit të vetëdijes për situatën e sigurisë dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe vendeve kontribuuese të misionit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...