13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Komandanti i KFOR-it: Jemi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

KFOR, bëri të ditur se vizita ishte një mundësi për të prezantuar veprimtaritë e misionit të tij, dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjeneralmajor Barduani gjithashtu uroi gjeneralin Michaud për kontributet e gjata të CHE në KFOR dhe në stabilitetin rajonal. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...