6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën e paqëndrueshme në Kosovë

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj, tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy palëve mbetet i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – tensionin për shkak të … morisë së çështjeve të pazgjidhura”, u tha ai gazetarëve në Selia e NATO-s në Bruksel, raporton Reuters.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thosha se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve”, shtoi ai.

“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...