13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Komandanti i KFOR-it pret në takim Escobarin dhe Hovenierin, flasin për dialogun dhe sigurinë në Kosovë e rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Në njoftimin e KFOR-it, bëhet e ditur se është diskutuar siguria në Kosovë e rajon si dhe procesin e dialogut.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Ky takim ofroi mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi një sërë temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

“Gjeneralmajor Ulutaş i njoftoi për aktivitetet e KFOR-it dhe për angazhimet e tij me një gamë të gjerë homologësh. Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...