12.9 C
Pec
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë.

Njëherit, Barduani ka përmendur përpjekjet e KFOR-it për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s. Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...