Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere nëpër botë.
Jashari informoi ata mbi zhvillimet e FSK-së përgjatë këtij viti dinamik si dhe fushat e përgjithshme të bashkëpunimit me shtetet përkatëse.
“Më pas, atashetë e mbrojtjes raportuan, një nga një, mbi fushat specifike të bashkëpunimit, mbi shkollimet dhe trajnimet si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me shtetet ku ata janë të akredituar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Në fund, KOMFSK u foli atasheve për objektivat e vitit 2025 si dhe kërkoi nga ta që të zhvillojnë tutje planet bilaterale të bashkëpunimit, në linjë me synimet e KOMFSK-së për zhvillimin e një force profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e NATO-s./Njeshi/