3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u përgatitur për ndeshjet e nëntorit.

Dardanët do të luajnë me Rumaninë në Bukuresht më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do ta presin Lituaninë në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Selektori Franco Foda e bëri publike listën e të ftuarve të shtunën, ndërsa do të mungojnë Ermal Krasniqi e Leart Paqarada, shkruan “Gazeta Express”.

Verdhekaltrit do të grumbullohen sot dhe do të ushtrojnë nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E paraprakisht, trajneri Foda do të mbajë konferencë nga ora 12:00 në hotel “Emerald”.

Trajneri gjerman do të flasë ekskluzivisht për ndeshjen me rumunët, e cila do të jetë edhe vendimtare për fatin e Kosovës, e cila është ende në garë për vend të parë në grup.

Kosovës i duhet të fitojë me më shumë se tre gola në Bukuresht nëse dëshiron ta marrë primatin në Grupin 2 të Ligës C. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...