7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nesër përballet me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll,nesër përballet me Zvicrën, në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupë së Botës 2027.

Dardanët duan përkrahjen në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës.

Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit. E diela të jetë festë e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se shitja e biletave do të nis sot dhe do të vazhdojë edhe nesër. Biletat do të shiten te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro.

Ndeshja Kosova-Zvicra zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kujtojmë se Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...