6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Kombëtarja U-17 grumbullohet për “UEFA Development Tournament”

Përfaqësuesja kombëtares shqiptare e futbollit U-17 është gati të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament”, kompeticion që organizohet nga Federata Malteze e Futbollit nga data 3 deri në 9 mars 2019.

Shqipëria U-17 në këtë kompeticion do të përballet me organizatorët e Maltës, Skocinë dhe Danimarkën. Ndeshjet zhvillohet në 4, 6 dhe 8 mars, nga ora 11:00.

Përfaqësuesja e kësaj moshe është grumbulluar në kompleksin Tropikal, në qytetin e Durrësit, për tu stërvitur dhe testuar në prag të pjesëmarrjes në UEFA Development Tournament.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar të hënën, trajneri Elvin Beqiri theksoi se ky kompeticion do ta ndihmojë atë për të përcaktuar në një masë të madhe grupin që do të na përfaqësojë në turneun zyrtar eliminator. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...