10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Kombëtarja U19 e femrave mbërriti në Antalya

Ekipi kombëtar U19 i femrave, sot ka udhëtuar drejt Antalyas në Turqi në një turne ndërkombëtar të futbollit të femrave.

Turneu do të zhvillohet në Antalya për 25 shkurt deri më 6 mars, ndërsa pjesëmarrës, veç Kosovës do të jenë Polonia, Çekia dhe Hungaria.

Sipas programit të turneut në ndeshjen e parë Kombëtarja U19 e Kosovës më 27 shkurt takohet në Çekinë, ndërsa me 2 mars përballet me ekipin jashtëzakonisht të fortë të Polonisë dhe në ndeshjen e fundit më 5 mars, vashat tona ballafaqohen me Kombëtaren e Hungarisë.

Para nisjes përzgjedhësi i Kombëtares U19 Kushtrim Munishi, tha: ”Turnetë e tilla janë jashtëzakonisht të mirëseardhura dhe të dobishme për zhvillimin e ekipit tonë Kombëtar, ndaj ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht edhe kohën e mirë, kushtet si përgatitjet por dhe përballjet për ta parë nivelin tonë.

Sikur që nga këto takime do të fitojmë edhe përvojën e duhur. Siç e dini ekipi jonë kombëtar i kësaj grup-moshe është themeluar tash së voni dhe jemi në hapat fillestar për të përfituar gjithçka nga këto turne që janë parapërgatitje për gara zyrtare kualifikuese.

Prandaj unë falënderoj presidentin Ademi që vazhdimisht me prioritet po i mbështet projektet zhvillimore të futbollit të femrave si dhe kryetaren e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, e cila me përkushtim është në përkrahje të zhvillimit të futbollit të femrave të të gjitha kategorive”.

Ekspedita e Kombëtares U-19 ka arritur sot në mëngjes në Antalya dhe është akomoduar në hotel, derisa në orët e mbrëmjes do ta zhvillojë stërvitjen e parë.

Orari i ndeshjeve 

27 shkurt – Çekia- Kosova 11.00 

02 mars – Kosova – Polonia 15.30 

05 mars – Hungaria – Kosova 15.30 

Ekspedita e udhëtuesve Vjollcë Krasniqi, anëtare KE dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave Valbonë Uka-Gashi menaxhere e futbollit të femrave Fazli Berisha, media Shtabi teknik Kushtrim Munishi, përzgjedhës Labinot Qosa, trajner i portierëve Ekipi mjekësor Nysret Imeri, fizioterapeut Mentor Sfishta, fizioterapeut Taulant Ahmeti, menaxher i i pajisjeve

Futbollistet 

1. Albulena Fejza 

2. Erjona Emerllahu 

3. Edona Leka 

4. Fjona Shabani 

5. Diellza Hyseni 

6. Liridona Leka 

7. Libade Kryeziu 

8. Erda Podvorica 

9. Shkurtë Zeqiri 

10.Jehona Shala 

11.Rrezona Ramadani 

12.Anjeza Rexhepi 

13.Bleona Zhabari 

14.Ema Stuja 

15.Majlindë Thaqi 

16.Rita Olluri 

17.Ernejesa Tahiraj 

18.Sabrije Krasniqi 

19.Sonita Cenaj 

20.Medina Redzaj

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...