20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti pretendohet se ka rënë pre e dy rusëve, komedianëve Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për luftën hibride ruse, pastaj i përgjigjet pyetjes për sulmin në Ibër Lepenc, flet për situatën e sigurisë, e çështje tjera.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërorë e figura të tjera publike.

Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonisë.

Pre e tyre kanë rënë ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, Hillary Clinton, Camala Harris, etj.

Telegrafi po ashtu i ka shkruar zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës për të mësuar më shumë rreth kësaj interviste të dhënë nga kryeministri, Albin Kurti dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Për më shumë dëgjoni videon e publikuar:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...