24.2 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Komisioni Evropian pritet të rekomandojë që BE-ja të nisë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën këtë muaj.

Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetjen për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e radhës të BE-së muajin e ardhshëm.

Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë paundësh për Ukrainën.

Por, njoftimi erdhi vetëm pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë.

Ndihma përfshinë një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.

Ndryshe, aktualisht presidenca e BE-së mbahet nga Belgjika. Presidencën e radhës do ta marrë Hungaria më 1 korrik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...