19.1 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Komisioni Hetimor për tekstet shkollore më 21 qershor propozon tre ekspertë

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, të premten ka diskutuar rreth angazhimit të ekspertëve.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se janë nëntë aplikime.

“Ne e kemi marrë një listë pasi është kryer afati i aplikimit, gjithsej i kemi nëntë aplikime, dokumentacioni është i bollshëm”, ka deklaruar Dreshaj.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, tha se në bazë të nevojave i sheh tre ekspertë, në fushën e ekonomisë, një në aspektin juridik dhe një ekspert në auditim e arsim, dhe pastaj gjithësecili të ofrojë një ekspertizë me eksperiencën e tij profesionale.

“Ne i kemi emrat, në fushën e sferës së ekonomisë ta kemi një ekspert, nga ana e auditimit dhe arsimit të kemi një ekspert, edhe në aspektin juridik. Nëse janë më shumë se 2-3 të njëjtës fushë i angazhojmë ata që kanë më shumë eksperienca profesionale”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa, deputeti nga pushteti, Armend Muja, tha se ende nuk e ka parë plotësisht materialin e dokumentacioneve dhe se sipas tij duhet të vlerësohen kush i ka plotësuar kushtet dhe të paraqiten pastaj.

Derisa, deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, deklaroi se dokumentacioni është i kompletuar.

Ndryshe, Komisioni vendosi që të premten në ora 10:00 të mbahet mbledhja e radhës për të propozuar emrat e tre ekspertëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...