Ka përfunduar takimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Kur u pyet nga gazetarët nëse do të votohet raporti për mandatet, Time Kadrijaj nga AAK-ja, u përgjigj shkurt me “po”.
Pak më herët, 120 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit kanë votuar pro që Komisioni i njëjtë të jetë ai që do të përpilojë raportin e ri për verifikimin e mandateve dhe kuorumit të deputetëve. Komisioni pati kohë 30 minuta që të vendosë për këtë./Njeshi/