Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme, mes polemikave të shumta të ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetëve opozitarë. Murati ka thënë se falja e 100 eurove të para për tatimin në pronë do të zvogëlojë barrën buxhetore për qytetarët.
Ministri Murati, tha se përmes këtij projektligji do të falen 100 eurot e para për tatimin në pronë, kjo sipas tij do të zvogëlojë barrën tatimore për qytetarët.
Ai tha se në projektligj përfshihet edhe ulja e pragut të tatimit në pronë nga 0.15 për qind në 10 për qind, ndërkaq, potencoi se prej vitit 2025 do të fillojë zbatimi i tatimit progresiv.
“Propozimi është për zbritjen apo faljen e 100 eurove të para deri në shumën vitit aktual për tatim paguesit e tatimit në pronë, në mënyrë që të lehtësohet barra për qytetarët. Për më tepër, sa i përket vitit 2024 ka disa ndryshime tranzitore, psh shuma e zbritur nga tatimi apo vlera e tatueshme e banimit rezidencial, në ligjin aktual është 15 mijë euro, kurse propozimi është që të dyfishohet në 30 mijë eurot e para. Po ashtu është bërë një ndryshim sa i përket tokës, pra është bërë që 50 mijë eurot e para të vlerës për tokë bujqësore të lirohet nga tatimi…Në periudhën kalimtare është paraparë edhe ulja e pragut të shkallës tatimore të poshtme që aktualisht për gjitha kategoritë është 0.15 për qind, andaj është paraparë të ulen në 0.10 për qind, ku iu mundësohet komunave që të ulin këtë prag. Nga viti 2025 e tutje pastaj, është paraparë që të fillojë zbatimi i tatimit progresiv”, tha ai. /Njeshi/