21.2 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Komisioni për Buxhet nuk i jep mbështetje Projektligjin për banim social

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, te mërkurën ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin Banim Social Adekuat.

Ankesa për këtë projekt patën deputetë të pozitës e opozitës, të cilët po ashtu kritikuan vonesat në realizimin e këtij projekti.

 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se përveç studimit të fizibilitetit, për këtë projekt nuk ka asnjë studim tjetër të detajuar.

“Kreditë po merren pa përgatitjet e nevojshme e pastaj po shtyhet afati i ekzekutimit të tyre. Marrëveshja është miratuar në Këshillin Administrativ dhe ju e keni nënshkruar në janar. Përgatitjet për këtë projekt janë zero. Është vetëm një studim i fizibilitetit dhe përtej saj nuk ka asnjë studim të realizuar se sa është numri i ndërtesave sociale, sa është kosto, si do të adresohet kjo çështje”, tha ai.

Zëvendësministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Jeton Raka, tha se përmes grantit në vlerë 2 milionë euro, do bëhen renovime të banesave dhe ndërtime të shtëpive për qytetarët, varësisht nga kërkesat e komunave.

“Sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë objektivi kryesor është zhvillimin social. Kemi dy komponentë kyçe, banimi adekuat social, renovime, banesa ekzistuese, shndërrimin e banesave sociale të reja. Komponenta e dytë janë shtëpitë individuale, ndërtimi i tyre për familjet më të ardhura të ulëta. Projekti do zbatohet me komuna gjithçka do jetë transparente, bëhet identifikomi i lokacioneve, pas thirrjes publike komuna do bëjnë analizën e projektit një grant prej 2 milionë euro që e kemi fituar”, tha Raka.

Informacione shtesë kërkoi edhe deputeti i VV-së Eman Rrahmani, i cili tha se nuk mund ta mbështesë këtë projekt nëse nuk dihet destinimi i saktë i ndërtesave e informacione tjera të rëndësishme.

 

 

“Nuk ka destinim të saktë. Dua te di sa ndërtesa do të ndërtohen në Deçan, sa në Prishtinë. A do të jenë banesat kolektive apo të shpërndara”, shtoi ai.

Zëvendësministri Raka, tha se komunat e kanë plotësuar një formular dhe kanë treguar pak a shumë sa janë të gatshëm për këtë projekt.

Ndërsa për projektin më shumë dha informacione zëvendësministri i Mjedisit, Jeton Raka.

Ai theksoi se nuk duhet të bëhet politikë me kategoritë e ndjeshme, pas kritikave që mori nga anëtarët e këtij komisioni.

“Projekti do të zbatohet në komuna. Gjithçka do të jetë transparente, bëhet identifikimi i lokacioneve dhe pas thirrjes publike komunat do të bëjnë analizën e projektit. Sipas Ligjit, komunat kanë përgjegjësi të hartojnë raporte për programet tre vjeçare për banimin social. Janë diku 17 komuna që i kanë këto programe. 7 prej tyre ju ka skaduar programi, tri komuna i kanë vetëm si draft, ndërsa 10 komuna nuk kanë hartuar fare program”, shtoi ai.

Duda Balje, tha se ka shumë kërkesa, nga qytetarët sepse secila familje dallon nga tjetra sa i përket nevojave të tyre. Një problem që e paraqiti shqetësuese deputetja Balje tha se shumë nga qytetarët ka mundësi të mos kenë toka të tyre dhe si do ndërtohet shtëpia e tyre kur ka mungesë të tokave.

Kryetari i komisionit, Armend Muja, tha se duhet me pas shumë kujdes që si shtet demokratik të mos lënë anash edhe komunitetet sa i përket këtij projekti.

Ndërsa, me propozimin e kryetarit të komisionit, Armend Muja, u vendos që të ketë edhe një diskutim të kësaj pike të rendit të ditës dhe të merren parasysh kërkesat e të gjithë anëtarëve të komisionit./Njeshi&EO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...