10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Komiteti Olimipik i kërkon sqarime UEFA-s për heqjen dhe djegien e flamurit të Kosovës në Serbi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka kërkuar sqarime UEFA-s lidhur me “heqjen dhe djegien” e flamurit të Kosovës gjatë Kongresit të shtëpisë evropiane të futbollit të mbajtur në Beograd të Serbisë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, KOK tha se heqja e flamurit të Kosovës nga ambientet e Kongresit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është akt i papranueshëm.

“Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, tha KOK-u.

KOK-u i kërkoi UEFA-s që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë, pasi tha se sipas videove të publikuara “edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”.

“Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës”, u tha në reagimin e KOK-ut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...