18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Komiteti për Politikë dhe Financa e komunës së Pejës zhvilloi takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të përgjithshëm te Komunës së Pejës për vitin 2020 nuk është bere sepse Auditori i jashtëm ende nuk e ka publikuar raportin për Komunën e Pejës.
– Informata mbi Qarkoren e dytë Buxhetore nuk u be sepse ende nuk është dërguar Qarkorja Buxhetore nga Ministria.
– U shqyrtua Raporti informativ Janar – Qershor 2021 i KKSB-së.
– Formimi i Komisionit për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit është dërguar për Kuvend.
– Poashtu është ber Shqyrtimi i Draft Strategjisë për Shërbimet Sociale në Komunën e Pejës e cila shkon për kuvend dhe pastaj ne Konsultim Publik.
– Është përcjellë për Kuvend propozimi i Kryetarit dhe DÇPJ-ke për shpalljen e interesit publik një pjesë të Ngas.kad.nr.138/4 ZK Zahaq, për formimin e rrugës në fshatin Zahaq Komuna e Pejës.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Shtator 2021. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...