5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Komiteti për Politikë e Financa i Pejës, diskutoi për këmbim pronash mes Komunës dhe pronarëve privat

Ka zhvilluar punimet sot Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Pejës, ku në mesin e shtatë pikave të rendit të ditës është diskutuar edhe Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës Gazmend Muhaxheri dhe DÇPJ për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe pronarëve privat.

Nuk ka pasur sqarim shtesë zyrtar, rreth diskutimit, debatit apo edhe konkluzioneve që janë nxjerrë nga anëtraët e këtij komiteti, për këtë pikë.

Mbledhja është drejtuar nga Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit Komunal të Pejës.

Njoftimi i plotë;

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit të ditës:

1.Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rritjen buxhetore;

2.Shqyrtimi i propozimit për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2018 në vitin 2019;

3.Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për vitin 2018;

4.Raporti informativ mbi ndarjen e subvencioneve për vitin 2018;

5.Shqyrtimi i Raportit informativ vjetor – për vitin 2018 të KKSB-së;

6.Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e titujve të nderit, dhe titujve tjerë komfor Rregullores nr.02/2016, për tituj nderi, dekorata dhe mirënjohje dhe

7.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe pronarëve privat.

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet muajin e ardhshëm. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...