22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Kompania e multimilionerit kosovar që po i ‘shkatërron’ bizneset e xhamit në Serbi!

Kohët e fundit në Kosovë, kur flitet për produktet e xhamit, emri i biznesmenit Bledian Ramadani, dhe kompanisë së tij “Gitor ShPK”, janë më të spikaturit. Biznesmeni kosovar, me suksesin e tij në industrinë e xhamit është duke i shkaktuar probleme dhe kokëçarje të vazhdueshme bizneseve në shtetin fqinjë, Serbi.

Investimi i tij i madh në kë këtë industri, ka bërë që të jetë lider për përfaqësim në Ballkanin Juglindor. Më këtë sukses ai ka arritur që të depërtoj edhe në Serbi, duke bërë që t’i shtyjë buzë falimentimet kompanitë konkurrente që kanë ushtruar këtë biznes ndër vite në Serbi.

Ky biznesmen multimilioner nga Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta tek biznesmenët serb, i cili me suksesin e tij të jashtëzakonshëm në industrinë e xhamit, ka arritur që t’iu shkaktojë shumë probleme, duke bërë që t’iu trefishohet çmimi i importit të xhamit.

Biznesmenët në Serbi po e akuzojnë Ramadanin se ai po u shkakton vështirësi të mëdha dhe vonesa në transport. Ndërsa mbetet “mister”, se si biznesmen kosovar i xhamit, arriti që t’u shkaktojë kaq shumë probleme e kokëçarje “kolegëve” të tij në Serbi.

Sipas informatave, Ramadanin ka një mbështetje të madhe nga njerëz me ndikim në botën e biznesit në Europë, e njëri nga ta del të jetë edhe mik i tij e i cili është edhe njëri nga maniatët më të mëdhenj në Turqi, ai njihet me inicialet G. K, ai gjithashtu është njëri nga oligarkët e pakët në Turqi që zotëron shumë pasuri të paluajtshme dhe qindra biznese brenda vendit.

Biznesmeni Ramadani, së fundi është bërë i njohur për publikun edhe për “rrëmbimin” e një eventi nga Beogradi, për ta sjellë në Prishtinë, të fabrikës së xhamit të quajtur “AGC”.

Gjithashtu Ramadani ka qenë i përfolur edhe për rolin e tij në përpjekje për privatizimin e resortit turistik të Brezovicës dhe pjesëmarrës në projekte të tjera madhore në vend dhe rajon.

Vlen të theksuar se multimilioneri Ramadani, është zgjedhur President i Këshillit Europian Green Building për Europen Juglindore, pozitë kjo që ka përgjegjësi të mëdha në promovimin e standardeve në ndërtimin ekologjik dhe efikas në energji.

Ky rol i ri i tij, e vendos Ramadanin në një pozitë të rëndësishme për të ndikuar në politikat e ndërtimit dhe të qëndrueshmërisë në rajon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...