2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Komuna e Gjakovës e nis agjendën festive të 28 Nëntorit, Ansambli i qytetit gati për skenë

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka kryer përgatitjet e para për shënimin e festës së shumëfishtë kombëtare 28 Nëntorit.

Manifestimet dhe aktivitetet kulturore do të fillojnë më 22 Nëntor, në organizim nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e kësaj komune, ndërsa që të gjitha do të zhvillohen nën patronatin e kryetarit të Gjakovës Ardian Gjini.

Nga Zyra për Informim publik e kësaj komune, thuhet se Manifestimet fillojnë me 22 Nëntor nga ora 19:00 me Koncertin Festiv nga Ansambli i Këngëve Popullore ‘Gjakova’.

Një super koncert me muzikë popullore, nga Ansambli i Këngëve Popullore ‘Gjakova’ për të cilin është kujdesur Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Gjakovës, do të zhvillohen në Pallatin ‘Asim Vokshi’./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...