15.7 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Komuna e Gjakovës nis realizimin e dy projekteve infrastrukturore

Komuna e Gjakovës ka njoftuar për nisjen e realizimit të dy projekteve infrastrukturore.

Njëri nga ta është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve rrugëve në Jabllanicë, Zhabel dhe Gërgoc, projekt me vlerë financiare prej 186 mijë euro. Projekti tjetër, parasheh ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore në Kralan, me vlerë financiare 140 mijë euro.

Gjatë nisjes së punimeve, kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh se projekte të tilla janë të domosdoshme, sepse lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Në të njëjtën kohë, neve si institucion komunal, na krijohet mundësia të planifikojmë projekte të reja, të cilat e bëjnë mirëqenien e banorëve të komunës sonë edhe më të mire”, ka deklaruar Gjini./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...