22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Komuna e Gjakovës publikoi në internet të dhënat personale të qytetarëve, AIP e gjobit me 20 mijë euro

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur me 20 mijë euro Komunën e Gjakovës, pasi kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në internet një liste me të dhëna personale të qytetarëve që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.

Përmes një komunikate për media, AIP njofton se pas përfundimit të procedurave inspektuese, ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar të dhëna të ndjeshme, të cilat kanë përmbajtur si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka pranuar informacion nga mediat elektronike se, Komuna e Gjakovës ka publikuar në ueb faqen zyrtare të saj (internet) për një kohë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve) në mesin e tyre ka publikuar të dhëna personale të ndjeshme (të dhëna shëndetësore), të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.

Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve personale (të dhëna të ndjeshme), të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar. Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dsipozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në komunikatë.

AIP njofton se do të vazhdojë inspektimet e ueb faqeve zyrtare për të gjithë kontrolluesit publikë, me theks të veçantë komunat e Republikës së Kosovës dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve publike, që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme./Njeshi/

VENDIMI

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...