2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Komuna e Junikut organizoi “Darkën e Lamës”

Komuna e Junikut, në bashkëpumin me Gjimnazin ‘Kuvendi i Junikut’ , ka organizuar një ngjarje tradicionale e cila tashmë është bërë tradicionale në këtë komunë, Darka e Lamës, darkë kjo e cila ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrurave të drithërave, e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm.

Në këtë festë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që edhe këtë vit po organizohet Darka e Lamës, duke përkujtuar kështu një nga traditat më të lashta të popullit tonë.

Shehu në fjalën e tij tha se kjo festë synon të na lidhë sa më fort me natyrën.

”Darka e Lamës është një festë që ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën tone dhe synon të na lidh me tokën, me bujqësinë dhe na kujton rëndësinë e mirënjohjes për të gjitha frytet që natyra dhe puna jonë e përbashkët na ofrojnë.” , u shpreh Shehu.

Ndër të tjera gjatë organizimit të Darkës së Lamës, nga Komuna e Junikut u bë e ditur që kjo komunë do të vazhdojë ta mbështesë këtë traditë për të siguruar që brezat e ardhshëm të kenë mundësi ta ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej./Njeshi&Telegrafi/

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli, thotë se është në cilësinë e dëshmitares

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...