10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Komuna e Klinës i thotë jo faljes së tatimit në pronë

Komunave të cilat kanë marrë vendim që mos të falin tatimin në pronë u shtohet edhe ajo e Klinës.

Lajmin për media e ka  konfirmuar, kryetari i kësaj komunë Zenun Elezaj.

Ai thotë se nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë për shkak se të gjitha projektet janë duke u zhvilluar.

“Nuk kemi mbajtë mbledhje dhe me ju thënë të drejtën në këtë kohë kur të gjitha projektet janë zhvilluar edhe janë duke u bërë pagesat e fundit atëherë nuk kemi asnjë mundësi me bë faljen e tatimit në pronë me buxhetin komuna. Qeveria kur e ka marrë vendimin është dashtë me i siguru edhe mjetet për mbulimin e këtyre shpenzimeve”, është shprehur Elezaj.

Madje, ai shprehet skeptik që edhe në vitin e ardhshëm mund të ndodhë falja e tatimit në pronë.

Por, se shton se do të shohin mundësi të tjera, por prapë jo sipas vendimit të Qeverisë.

“Edhe për vitin e ardhshëm ne prapë e kemi aprovua buxhetin dhe të gjitha projektet janë të koduara kështu që nuk dimë ku me i hjek ato mjete. Jo, ne po mendojmë me pa forma tjera për vitin e ardhshëm, pra me analizu njëherë dhe me i pa mundësitë që ka komuna për me fal, por jo sipas këtij vendimi të Qeverisë”, ka shtuar i pari i komunës së Klinës.

Komunat të cilat e kanë votuar faljen e tatimit në pronë janë: Komuna e Drenasit, Graçanicës, Obiliqit, Vushtrrisë, Skenderajt, Suharekës, Gjilanit, Kamenicës si edhe ajo e Hanit të Elezit.

Ndërsa komunat që përfundimisht i kanë thënë jo faljes së tatimit në pronë janë komunat të Pejës, Istogut, Deçanit, Gjakovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...