Komuna e Klinës ka investuar rreth 800 000 euro në rregullimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve.
“Ne, në të njëjtën kohë, jemi duke i realizuar dy projekte. Krahas projektit për rregullimin e argjinaturave dhe pastrimin e rrjedhave ujore te lumit “Drini i Bardhë” në fshatin Zajm, projekt i cili ka vlerë mbi 50 000 euro, po vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Klina”, projekt dyvjeçar që parasheh rregullimin e argjinaturave të lumit, rregullimin e shëtitores dhe ndriçimit publik dhe i cili ka një vlerë mbi 745 000 euro.” – ka thënë Elezaj gjatë vizitave në teren./Njeshi/
Postimi: