10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Komuna e Malishevës vendos nesër për faljen ose jo të tatimit në pronë

Komuna e Malishevës ende nuk ka marrë vendim për faljen ose jo të tatimit në pronë.

Ani pse, afati i fundit i dhënë nga Qeveria është vetëm edhe nesër.

 

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka deklaruar për media se sot do të takohet me kryesuesin e Kuvendit komunal për ta ftuar për nesër një mbledhje.

“Sot kam takim me kryesuesin dhe të tjerët edhe marrim vendim a po e thërrrasim mbledhjen për nesër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka shtuar se për të marrë një vendim të tillë u duhet të shikojnë sa i kanë humbjet.

“Do ta diskutojmë dhe të shohim sa i kemi humbjet, pra dëmet që na shkaktohen dhe sa e kemi leverdinë dhe do të jem në kontakt edhe me komunat tjera”, ka shtuar i pari i komunës së Malishevës.

Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, i ka njoftuar komunat se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurosh/Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...