11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Komuna e Pejës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi

Komuna e Pejës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë pajtuar, që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje të problemeve, si dhe në projekte të përbashkëta për të cilat Komuna e Pejës ka qenë dhe është në dispozicion deri më tani.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi theksoi s’e nënshkrimi i memorandumit është vetëm formalizim i bashkëpunimit afatgjatë me kryetarin dhe me Komunën e Pejës, sepse deri më tani me shumë sukses ju kemi asistuar bizneseve në tejkalim të sfidave të tyre.

Ofrimi i këshillave profesionale në fusha të ndryshme për bizneset anëtare të DHTIK, këmbimi i informacione nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare, si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit kosovar, janë disa prej pikave, që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë me Komunën e Pejës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...