1.8 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Komuna e Pejës do të pamundësoi veprimtarinë e Lojrave të fatit në qytet

Me 74 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën me të cilën i kërkohet Qeverisë që ta pezullojë veprimtarinë e lojërave të fatit, deri në ndryshimin e ligjit përkatës.

Shefin e kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti, në një prononcim për media tha se komuna e Pejës i është bashkangjitur kësaj iniciative.

Ai tha se Peja do të marrë iniciativë jo në mbylljen e lojërave të fatit por në pamundësin e veprimtarisë së tyre.

“Kryetari Gazmend Muhaxheri do ta përkrahë iniciativën e kryetarit Muharremaj nga Suhareka, në harmonizimin me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Nuk kemi statistika sa i përket se sa biznese të lojërave të fatit janë të hapura në Pejë, për shkak se nuk jemi kompetent të flasim për këtë pjesë pasi që është departameni i veçant që monitoron këtë gjë dhe ky departament është në Ministrinë e Financave. Peja do të marrë iniciativë jo në mbylljen e lojrave të fatit por në pamundësin e hapjes së tyre sepse ato i përgjigjen një niveli tjetër dhe janë të rregulluara me ligj të veçant të cilin e implementon Ministria e Financave. Ne së bashku me inspekcionin do t’iu dalim në ndihmë dhe do të iu ndihmojmë në këtë drejtim do të mundohemi të ia pamundësojmë veprimtarinë e tyre në gjithë komunën e Pejës”, ka thënë Sheremeti.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...