12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Komuna e Pejës ka mbajtur sesionin informues – thirrje për propozimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2024

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sesionin informues – thirrje për propozimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2024.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i njoftoi të pranishmit se karshi normave të reja të standardizuara për ndarjen e subvencioneve është e detyrueshme edhe mbajtja e një seance informuese, ndërsa nuk është hera e parë, që takohemi për temën rreth subvencionimeve, por është hera e parë, që duhet të takohemi në seancë informuese për të qenë më transparent dhe për t’i prezantuar të gjitha mundësitë tona, por edhe për t’i dëgjuar kërkesat e juaja.

Për hir të transparencës Komuna e Pejës në kuadër të planifikimeve buxhetore për vitin 2024 ka planifikuar 230 mijë euro subvencione në tërësi, ku në kuadër të kësaj shume përfshihen subvencionet, që do t’i ndajmë për dikasterin e sportit, kulturës dhe rinisë, ku shuma më e madhe përsëri do të orientohet në dikasterin e sportit, sepse në Pejë ka më tepër asociacione të regjistruara sportive, sesa asociacione të regjistruara kulturore dhe rinore.

Në sesionin informues të pranishmit janë njoftuar rreth plotësimit të formularëve të aplikimit dhe informatave të tjera shtesë. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ju ka bërë thirrje të gjitha organizatave joqeveritare dhe individëve, të cilët veprojnë në Komunën e Pejës të aplikojnë për mbështetje financiare me projekte, të cilat kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e programit kulturor, rinor dhe sportiv në qytetin e Pejës. Propozimet duhet të dorëzohen në formë fizike të protokolluara në sportelet e Komunës së Pejës. Afati i fundit për aplikim përfundon më datë 11.03.2024.

Formularët e nevojshëm për aplikim mund t’i shkarkoni në këtë link: https://shorturl.at/nprvN. Të pranishmit kanë parashtruar pyetje lidhur me çështjet, të cilat ju interesoj

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...