27 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Komuna e Pejës mbajti takimin final të Dëgjimeve Buxhetore për Projekt-buxhetin 2024-2026

Komuna e Pejës ka mbajtur takimin final të Dëgjimeve Buxhetore për Projekt-buxhetin e Komunës së Pejës për vitin 2024-2026.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate të pasditës, Zyra për Informim e Komunës së Pejës.

Komunikata e plotë:

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutit nr. 01-2020 të Komunës së Pejës, si dhe në bazë të neni 6 pika 1.2. të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Kuvendi i Komunës së Pejës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Informim Publik ka mbajtur takimin final të Dëgjimeve Buxhetore për Projekt-Buxhetin e Komunës së Pejës për vitin 2024-2026. Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit te Komunës z.Rexhep Kurtbogaj, kurse një përmbledhje të planifikimeve buxhetore për vitin 2024 e bëri Drejtori i Financave z.Jeton Abazaj.

Ne vazhdim te pranishmit prezantuan edhe disa ndryshime dhe kërkesa te banorëve qe mundësisht të përfshihen ne kuadër te Buxhetit final për 2024 para aprovimit ne Kuvend. Krejt ne fund Drejtori i Financave z.Jeton Abazaj premtoj se ne konsultim edhe me Kryetarin dhe drejtoret kompetent do të bëjnë përpjekje qe të përfshihen sa me shumë edhe kërkesat e reja dhe propozimet për plotësime dhe ndryshime, në mënyrë qe kërkesat e qytetarëve te jenë sa më gjithëpërfshirëse ne kuadër te investimeve kapitale ne buxhetin e vitit 2024.

Takimi u shpallë i mbyllur dhe qytetarët i njoftojmë se Draft-Buxheti do të jetë publik ne webfaqe zyrtare dhe është e hapur mundësia për kërkesa dhe rekomandime deri ditën e hënë me datë 18 shtator 2023,ne emailat zyrtar të publikuara ne webfaqe. Zyrtare të Komunës së Pejës.’-tyhuhet në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...