12.8 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Komuna e Pejës me facebook të ri, për të hakuarin po heton Policia

Komuna e Pejës ka njoftuar se nga sot ka hapur faqe të re zyrtare në rrjetin facebook, kjo pasi faqja zyrtare e gjertanishme i është hakuar.

‘Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës dhe presim zgjidhje të këtij rasti.”-thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, të nderuar ju qe e shikoni faqen e facebook “Komuna Pejë”, fillimisht ju kërkojmë falje për disa postime dje dhe sot, por ju njoftojmë se faqja e me hershme është hakuar nga dikush qe nuk ja donë te mirën Qeverisjes Komunale të Pejës.

Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës dhe presim zgjidhje të këtij rasti.

Na lejoni që të ju njoftojmë se Ne e kemi hapur një faqe të re, më qëllim të Transparencës dhe informimit sa me të shpejt për punën e Qeverisë Komunale të Pejës.

Ky është linku i faqes se re Komuna e Pejës…bëjeni Like dhe Folow
https://www.facebook.com/profile.php?id=61559441354049 ‘-thuhet në njoftimin nga Zyra e Informimit Publik në Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...