3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Komuna e Pejës me njoftim: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në segmentin Kijevë-Dollc

Komuna e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook, ka informuar qytetarët për një ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trasenë e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc, në kuadër të LOT-3 gjatë ditës së nesërme.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Pejës të cilët planifikojnë të udhëtojnë në drejtim të Prishtinës se në trasenë e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc, në kuadër të LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i rrugës Klinë – Gjakovë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik,” thuhet në njoftimin nga komuna.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet të shtunën, më 23 nëntor 2024, nga ora 15:00 deri në ora 16:00. Komuna u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh këtë njoftim./Njeshi/

Besa Gaxherri e LDK-së me njoftim prekës, njofton vdekjen e babait

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...