21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Komuna e Pejës njofton kur do të zhvillohet takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa

Gjatë javës që vjen, konkretisht më 21 shtator, do të zhvillohet takimi i radhës i Komitetit për Pilitikë dhe Financa.

Në raportin e Komunës së Pejës, thuhet se në këtë takim, do të shqyrtohen raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al.

Sipas postimit në rrjete sociale të Komunës së Pejës, bëhet e ditur edhe rendi i ditës, se çfarë do të bisedohet në këtë takim.

Postimi i plotë:

“Njoftoheni se të Martën me datë: 21.09.2021 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Takimi mbahet në sallën e takimeve të KPF-së, me fillim në ora 10:00.
Në këtë takim do të shqyrtohen raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i Planifikimit të Buxhetit 2022-2024;
– Shqyrtimi i propozimit për normën tatimore për vitin 2022;
– Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e nismës së Kryetarit të Komunës së Pejës për anëtarësimin e Komunës së Pejës në Shoqatën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon;
– Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngrituara nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.” /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...