Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e II-të, të rregullt për vitin 2025 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 31.01.2025.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit për dhënien e autorizimit të DKRS-së, nga Kuvendi për publikimin e konkursit publik për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit për formimin e komisionit të veçantë për ndarjen e titujve të nderit, dekoratave, mirënjohjeve dhe falënderimeve nga Kuvendi i Komunës së Pejës.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme Komunale, ZK Lutogllavë për panela solare me negocim nga Kryetari i Komunës.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarëve privat Jeton (Rexhep) Bala me ½, Edison (Rexhep) Bala me ½ dhe Ismet (Murat) Bala me qëllim të rregullimit të shtratit të Lumbardhit, përkatësisht realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit Lumbardhë, sipas PZHK-së.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarëve privat Jeton (Rexhep) Bala me 1/3, Bahrije (Nazmi) Bala me 1/3 dhe Edison (Rexhep) Bala me 1/3, si dhe Murat (Emin) Balaj me qëllim të rregullimit të shtratit të Lumbardhit, përkatësisht realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit Lumbardhë, sipas PZHK-së.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e bashkëpronarëve Fisnik (Rexhep) Elshani dhe Edona (Rexhep) Elshani me qëllim të rregullimit të shtratit të Lumbardhit – shetitore dhe hapësirë e hapur publike, sipas PZHK-së.
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Bujar Nila me qëllim të formimit të rrugës dhe rregullimit të sheshit, si interes publik, sipas PZHK-së.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të bashkëpronarëve Visar (Rifat) Tigani me 1/2 dhe Kreshnik (Rifat) Tigani me 1/2 me qëllim të rregullimit të shtratit të Lumbardhit – shetitore dhe hapësirë e hapur publike, sipas PZHK-së.
10.Shqyrtimi i informatës për procesin e legalizimit të objekteve për vitin 2024 në Komunën e Pejës.
11.Shqyrtimi i informatës mbi realizimin e Planit të Prokurimit për vitin paraprak.
12.Informatë mbi inspektimin e ndërtimeve në Komunën e Pejës.
13.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
14.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit./Njeshi/