9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Komuna e Pejës njofton mbi rrjedhën e takimit të sotëm të Asamblesë

Zyra për Infromim e Komunës së Pejës, ka njoftuar mbi rrjedhën e takimit të sotëm të Asamblesë, të drejtuar nga kryesuesi Rexhep Kurtbogaj.

Komunikata e plotë:

‘TAKIMI I RREGULLT I KUVENDIT KOMUNAL TË PEJËS

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

1.Shqyrtimi i Draft – Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Pejës 2024;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2024;

3.Shqyrtimi dhe miratimi i normës tatimore për tatimin në pronë në Komunën e Pejës për vitin 2024;

4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Ymer Mekaj me qëllim të realizimit të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë, sipas PZHK-së;

5.Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2022;

6.Informatë mbi gjendjen e furnizimit me lëndë djegëse nëpër shkolla.

Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.

Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.

Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin dhjetor 2023.’-thuhet në komunikatën e komunës së Pejës./Njeshi/

 
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...