30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Komuna e Pejës njofton për titujt që i ka ndarë në Ditën e Çlirimit

Në një postim të orëve të vona, Komuna e Pejës, përkatësisht Zyra për Informim e saj, ka publikuar emrat e personaliteteve që u ka ndarë tituj e mirënjohje me rastin e 16 Qershorit, 23 vjetorit të Ditës sè Çlirimit të qytetit nga okupatori serb.

Njoftimi i plotë:

“Komuna e Pejës me aktivitete të shumta shenojë 23 vjetorin e çlirimit

Komuna e Pejës ne organizim të Kuvendit Komunal dhe në praninë e Kryetarit të Komunës, Drejtorëve,Asamblesitëve, përfaqësuesve të bashkësive fetare,udhëheqës te Institucioneve të ndryshme, Kryetar të Komunave të regjionit dhe musafirëve të shumtë mbajti seancë solemne për nderë te 23 vjetorit të çlirimit të Pejës.

Seancen Solemne e hapi me nje fjalë rasti Kryesuesi i Kuvendit Rexhep Kurtbogaj i cili i urojë të gjithë qytetarët e Pejës kudo qe janë me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Pejës,për të vazhduar me nga nje fjalë rasti me perfaqësuesit e partive Politike ne Kuvend.

Ne vazhdim Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Rexhep Kurtbogaj ju ndanë Titujt e nderit,Dekoratat dhe Mirënjohjet personalitetëve të ndryshme të cilët janë vlerësuar nga komisioni paraprakë për kontributin e tyre për Pejën dhe qytetarët e saj.

Sot solemnisht u nderuan:

Me Titullin “Qytetar Nderi” – Hasan Meta,

Me Titullin “Nderi Qytetit” – Prof. Dr. Jahja Drançolli,

Me Titullin “Qytetar Nderi” – Dr. Matteo Rebonato,

Me Titullin “Qytetar Nderi” – Dr. Alfonso Rekordare,

Me Titullin “Lekë Dukagjini” post mortum – Sylë Mehmeti,

Me Titullin “Azem Shkreli” – Esat Loshaj,

Me Mirënjohje – Dr. Ibrahim Rexhaj,

Me Mirënjohje – Spitali i Përgjithshëm në Pejë,

Me Titullin “Qytetar Nderi” – post Mortum – Jak Nulleshi dhe

Me Titullin “Qytetar Nderi” – post Mortum – Hasan Çeku.

Seanca solemne u shpallë e mbyllur,për te vazhduar me pastaj me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport ne bashkëpunim me Fakultetin e Artëve te Universitetit Haxhi Zeka,me Shkollën e Baletit dhe me Solist të shumtë të cilët e begatuan programin festiv të Komunës së Pejës me rastin e 23 vjetorit të çlirimit – Gëzuar.”-thuhet në komunikatën nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...