Me rastin e 30 vjetorit të rënies heroike të Tahir (Lush) Berishës, Komuna e Pejës do të organizojë një akademi përkujtimore, në nderim të jetës së veprës së tij.
Ky organizim, do të zhvillohet nën patronatin e Krytarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe fillon në orën 12:00, më 26 maj 2022.
Të interesuarit për pjesëmarrje, ftohen që të bëhen pjesë e nderimit të Heroit Kombëtar, të enjten në teatrin e qytetit, “Istref Begolli”.
Për më shumë, Komuna e Pejës ka shpërndarë edhe një ftesë, përmes profilit zyrtar në rrjete sociale. /Njëshi/