Për nderë të 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë kombëtare, 112 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës e Flamurit kombëtar, ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së komuna e Pejës ka zhvilluar një varg aktivitetesh kryesisht me homazhe dhe nderime tek përmendoret e të rënëve të kombit.
Të gjitha manifestimet kanë kaluar nën patronatin e kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri dhe gjithèçka ka filluar me ngritjen e flamurit kombëtarë tek përmendroja e presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën ngritje e kanë bërë prijësit fetar lokal, mulla Musli Arifaj dhe Don Lenc Sopi.
Më pas komunarët kanë bërë homazhe dhe nderime tek përmendorja e gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe tek bustet e Dëshmorëve të Pejës.
Postimi i plotë:
‘Nga Peja Urime 28 Nëntori
Kryetari i Komunës se Pejës z.Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Nënkryetari z.Fatmir Asllani, Kryesuesi z.Rexhep Kurtbogaj, Drejtoret e drejtorive, bashkëpunëtorët dhe bashkëqytetarët e Pejës për nderim të 28 Nëntorit, ngritën Flamurin Kombëtar, pranë Shtatores se presidentit Ibrahim Rugova.
Nderimi dhe lavdia ju takon atyre që sakrifikuan me sublimen për lirinë që e gëzojmë sot, prandaj Ne sot e përmot nderojmë veprat e tyre me nderime dhe Lavdi.
Urime qytetar të Komunës se Pejës, urime Shqiptar kudo që jeni 28 Nëntorin.’/Njeshi/
Aleanca tregon fuqinë politike në Pejë, Ali Berisha me rreth 100 aktivist dalin për homazhe