Komuna e Prishtinës ka njoftuar për nisjen e punimeve për “transformimin total” të rrugës “Rexhep Luci”.
“Kjo rrugë do të bëhet një hapësirë më e sigurt dhe më funksionale, me përdorimin e materialeve prej guri, më shumë drunj dhe një lidhje të re me pjesën e sipërme të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Kryetari Përparim Rama, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale, Krenar Xhaferin, “u siguruan që çdo detaj është në vendin e duhur”, thotë Komuna.
“Për 120 ditë pritet të përfundojnë punimet e nisura sot! Faza e parë përfshinë punimet për pjesën nëntokësore e më pas fillon rregullimi dhe gjelbërimi i hapësirës! Këmbësori është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Njeshi/