Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, që nga emërimi në këtë pozitë është duke zhvilluar aksione të ndryshme për ndalimin e transportit ilegal nëpër kryeqytet.
Përveç ditës së diel, puna ka vazhduar edhe sonte, madje deri në orët e mbrëmjes.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Edhe natën, bashkë me Policinë e Kosovës, për rregull në transport”, ka shkruar Tahiri. /Njeshi/
]]>