11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Zhegrova kanë ndezur dekorimet për muajin e Ramazanit në sheshin “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë.

Kjo është hera e parë që në Vushtrri dekorohen hapësirat publike me rastin e muajit të Ramazanit.

Kryetari Idrizi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Allahu i Madhërishëm, si dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit, ju uroj fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...