Komuna e Pejës, me një komunikatë ka njoftuar mbi rrjedhën e mbledhjes së sotme të Asamblesë.
Në këtë mbledhje është folur edhe mbi për ndarjen e bursave për student.
Komunikata e plotë:
‘Mbahet takimi i X-të i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e X-të, të rregullt për vitin 2024 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar janë diskutuar dhe janë aprovuar pikat e parapara të rendit të ditës.
– Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit të Komunës së Pejës nga subjekti politik LDK, z. Bekim Morina.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit te K.K. Pejë, dt. 29.10.2024.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për transferim të mjeteve në kategorinë ekonomike paga dhe mëditje.
– Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Draft Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës – 2025.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2025.
– Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Draft – Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, 2024 – 2027.
– Shqyrtimi i informatës për ndarjen e bursave për student.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
– Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.’-Njeshi/