Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, i cili ka vizituar qytetin e Pejës së bashku me një delegacion të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Kryetari Muhaxheri i falënderoi të gjithë ambasadorët e BE-së për praninë e tyre sot dhe ju shprehu mirënjohjen tonë për të gjitha investimet dhe mbështetjen, që kanë dhënë për komunën tonë, e veçanërisht për investimin më të fundit, të cilin e inauguruam sot, pra çerdhen në Vitomiricë të Pejës.
Pas takimit në zyrë do të takohemi me përfaqësues të bizneseve të komunës, do të vizitojmë Muzeun e qytetit, Çarshinë e Gjatë dhe disa vende të tjera me rëndësi kulturore.
Ambasadori Orav theksoi s’e jemi sot në Pejë së bashku me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian në Kosovë dhe patëm një takim shumë të mirë me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Sot e vizituam çerdhen e re në Vitomiricë të Pejës, një projekt që është mbështetur nga Bashkimi Europian me një fond prej 1.2 milionë eurosh.
Kjo çerdhe do të sjellë gëzim për shumë fëmijë, por njëkohësisht edhe lehtësim për shumë prindër, të cilët do të kenë një vend të sigurt për fëmijët e tyre. Po ashtu, gjatë ditës do të takohemi edhe me komunitetin e biznesit, pastaj do t’i shohim disa vende të rëndësishme në qytet.-thuhet në komunikatënga nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Njeshi/
Kapet me narkotikë në veturë një 27 vjeçar nga Peja