24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Komuna veriore dhe jugore e Mitrovicës në një takim të përbashkët, Krasniqi: Fillimi i një bashkëpunimi të ri ndërkomunal

Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional

“Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.  Përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërton besim dhe rritur efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...