25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

​Komunat akuzojnë qeverinë për mungesë të financimit në projekte

Disa prej komunave të Kosovës po akuzojnë qeverinë për mungesë të mbështetjes dhe financimit në projekte të ndryshme. Në komunën e Prizrenit, Lipjanit dhe Hanit të Elezit, thonë se vështirësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror janë të mëdha.

Sipas tyre, qeveria ka bërë diskriminim buxhetor në komunat që i takojnë partive politike, të kundërta me partinë në pushtet.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, thotë për KosovaPress, se mbështetja e nivelit qendror për këtë komunë është shumë e vogël, krahas kërkesave dhe nevojave që i kanë.

Ai shton se burokracia në ministri të linjave po shkakton vonesa të mëdha, siç është rasti me bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit paraprak.

“Nëse i referohem mbështetjes prej nivelit qendror, faktikisht prej ministrive për projekte që janë të rëndësishme në fusha të ndryshme, ka mungesë të financimit nga niveli qendror. Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë për nga numri i banorëve dhe për nga kërkesat dhe nevojat e shumta që ka. Në këtë kuptim mbështetja e nivelit qendror është shumë e vogël, përjashtimisht projekte që kanë filluar vite më parë dhe që realizohen tani.

Përndryshe, projekte të reja, projekte që komuna vazhdimisht ka bërë kërkesa nuk kemi të atij niveli. Ajo që është më e keqe se kaq është burokracia që ekziston në ministri të ndryshme, në kuptimin e koordinimit. E veçanta e asaj është se vendimet e Asamblesë Komunale që obligohen të shqyrtohen në ministri të linjës, kanë vonesa të jashtëzakonshme, shembull është rasti i bartjes së mjeteve nga viti paraprak”, thotë Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti thotë se problemet me qeverinë janë më të theksuara në rastet e rishikimeve buxhetore dhe bartjen e të hyrave vetanake.

Sipas tij, vonesa më të mëdha ka në alokimin e mjeteve dhe zotimin e tyre për projekte të caktuara.

“Problemet janë më të theksuara në rastet e rishikimeve buxhetore, pasi ridestinim s’ka. Po ashtu, edhe në bartjen e të hyrave vetanake. Natyrisht se ka vonesa të theksuara në alokimin e mjeteve sepse neve na duhen edhe zotimi i mjeteve për të publikuar projekte të caktuara që i kemi në agjendë. Vështirësitë nuk janë të vogla, në kuptimin e komunikimit që duhet të ketë pushteti lokal me pushtetin qendror. E gjithë kjo pason në zvarritjen e implelemtimit të projekteve”, deklaron Ahmeti.

Kritika më të ashpra ndaj ekzekutivit adreson kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Ai shpreh pakënaqësinë e tij, siç thotë për mosmbështetjen e qeverisë ndaj komunës që drejton.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona për një bashkëpunim të zbehtë me nivelin qendror edhe pse kjo s’do të kishte dashur të ndodh kësisoj. Ne jemi pjesë e territorit të Kosovës dhe bëjmë pjesë në tërësinë territoriale të saj. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi për këtë bashkëpunim, i cili nuk ka ndodhur asnjëherë me qeveritë e kaluara. Është dashur mos të ketë diskriminim buxhetor, pasi shihet se ka në komunat që i takojnë partive politike, të kundërta me qeverinë në pushtet. Kjo duhet të ndryshonte. Unë personalisht si kryetar komune nuk jam i kënaqur me bashkëpunimin që deri tani e kemi”, thekson Ballazi.

Përkundër të kritikave të komunave që udhëhiqen nga partitë opozitare në Kosovë, kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij është rritur përkrahja e ekzekutivit ndaj nivelit lokal. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...