Drejtorët e Zhvillimit Ekonomik nga komunat e Dukagjinit, Deçani, Gjakova, Prizreni dhe Peja e cila ishte e perfaqêsuar nga Drejtori i Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik z.Nasret Hajrizi përfaqësuan në mënyrë të shkëlqyer potencialin e komunave të tyre në Panairin e Turizmit Philoxenia në Selanik, Greqi, gjatë Edicionit të 39-të të organizuar nga HELEXPO.
Kjo pjesëmarrje e komunave të Kosovës në këtë panair me rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit u mundësua falë bashkëpunimit me kompaninë CEO. Gjatë pjesëmarrjes në këtë organizim tre-ditor, që u mbajt më 14, 15 dhe 16 nëntor, ku kishte përfaqësues nga shumë shtete të botës, komunat e Rrafshit të Dukagjinit kishin mundësinë të krijojnë kontakte me shumë përfaqësues nga kompanitë e turizmit dhe komuna nga shtete te ndryshme e në veçanti nga regjionet e Greqisë.
Kjo iniciativë është për t’u lavdëruar, duke treguar angazhimin e Kosovës për të integruar dhe promovuar vlerat turistike të rajonit. Blerim Kullashi nga Congres and Event Organization (CEO) si organizator dhe bashkëpuntor kompanisë Helexpo theksoi se promovimi i komunave tona në këtë event do te na sjell më shume turistë vitet e ardhshme me këtë edhe zhvillim ekonomik më të madh./Njeshi/