8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Komunat pro dhe kundër faljes së 100 eurove të tatimit në pronë

Data 8 dhjetor është afati i fundit kur komunat duhet të vendosin për faljen deri në 100 euro për tatimin në pronë.

Por për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, udhëheqësit e komunave në vend kanë mendime të ndryshme.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë treguar se cilat nga këto komuna kanë vendosur pro dhe cilat kundër në kuadër të buxheteve komunale.

Tutje drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, kërkon që Qeveria t’iu dalë në ndihmë Komunave, pasi dëmi mund të jetë miliona euro.

E pagesën e tatimit në pronë nga Qeveria po e kërkon edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ndërsa të nevojshme faljen e këtyre parave po e konsiderojnë qytetarët.

Qytetarët e komunave të cilat marrin vendim për faljen e deri në 100 euro të tatimit në pronë, por të cilët e kanë paguar tatimin për vitin 2023, atëherë shumë e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...