2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Komunikata e Prokurorisë për aksionin e sotëm, Haxhiu: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë lidhur me aksionin e sotëm në dhjetë komuna të Kosovës, ku thanë se ishte bërë pa autorizimin e tyre. Këtë deklaratë të Prokurorisë, Haxhiu e ka quajtur “skandaloze”.

Sipas Ministres, Prokuroria në vend se t’i mbyllte shumë vite më parë zyrat e këtyre strukturave ilegale, “lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme të policisë”, ndërsa ka pyetur se “në shërbim të kujt shërbejnë prokurorët e shtetit”.

“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...