31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Komunitetet lokale dhe universitetet forcojnë bashkëpunimin me KFOR-in

Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO priti përfaqësues nga 15 komuna dhe nga Universitetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, në Kampin Villaggio Italia.

Sipas njoftimit  për media, pjesëmarrësit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të identifikuar dhe zbatuar projekte që do të ndihmojnë në promovimin e arsimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

“Ngjarja u kryesua nga koloneli Francesco Ferrara, komandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it i cili dha një pasqyrë të aktiviteteve të KFOR-it në zonë – dhe paraqiti pjesëmarrjen e anëtarëve të Komunitetit Ndërkombëtar, duke përfshirë ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, dhe përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...